Bernard Berisha turpëron portierin e Zenitit, i shënon gol fantastik me ‘panenka’
BILLI

Lexo edheDrenica pëson humbjen e parë nën drejtimin e Devollit

Bernard Berisha ka shënuar edhe një gol tjetër ndaj Zenit St Petersburg.
Ylli kosovar është titullar si gjithnjë për skuadrën e tij Akhmat Grozny, teksa ka shënuar dy gola ndaj gjigantit rus.
Fillimisht pejani realizoi në minutën e 26-të për të barazuar shifrat në 1-1 një gol të bukur nga afërsia.
Me të nisur pjesa e dytë mysafirët kaluan në epërsi përsëri kur realizoi Dejan Lovren.

Lexo edheDrenica pëson humbjen e parë nën drejtimin e Devollit
Por në minutën e 52-të, Bernard Berisha realizoi një gol të mrekullueshëm nga pika e bardhë për 2-2.
Reprezentuesi kosovar shënoi me ‘panenka’ duke turpëruar portierin mysafir për të barazuar rezultatin.
Me dy golat ndaj Zenitit, Berisha ka shkuar në kuotën e gjashtë golave këtë edicion në kampionat, teksa ka bërë edhe dy asistime. /Telegrafi/