back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaLajmeBekim Jashari uron Vetëvendosjen për fitoren në zgjedhje: Shteti ynë kaloi edhe...

Bekim Jashari uron Vetëvendosjen për fitoren në zgjedhje: Shteti ynë kaloi edhe një test të demokracisë

Të ngjajshme

“Nuk puthem në sy të motrës”, debat mes Benitës dhe Aurorës

Benita dhe Aurora kanë debatuar në lidhje me raportin...

Gjesti bën ndryshimin e radhës (Foto)

Pak ditë pas lansimit të projektit të tij më...

Për një kontroll të zemrës në QKUK, pacientët presin me muaj

Problemet me shëndetin e sollën në QKUK. Por, Xhevat...

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari thotë se vendi ynë kaloi një test tjetër të demokracisë.

“Me gjithë rezultatet e shënuara në organizimin e zgjedhjeve ende duhet të punohet në zhvillimin e reformës zgjedhore që do të mundësojë rritjen e transparencës dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor.”, shkruan ai, përcjellë Gazeta Blic.

Ai poashtu ka uruar Vetëvendsojen për fitoren në zgjedhje.

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur,

Shteti ynë dje kaloj edhe një tjetër test të demokracisë, duke përfunduar me sukses procesin zgjedhor për Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Me gjithë rezultatet e shënuara në organizimin e zgjedhjeve ende duhet të punohet në zhvillimin e reformës zgjedhore që do të mundësojë rritjen e transparencës dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor.

Njëkohësisht dëshiroj që të uroj Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e arritur në këto zgjedhje parlamentare.

Mbetet jetike që sa më shpejtë të konsolidohen institucionet tona qendrore për tu marrë intenzivisht me menaxhimin efikas të pandemisë COVID-19, rimëkëmbjen ekonomike, luftimin e korrupsionit e nepotizmit, rritjen e punësimit dhe integrimin e vendit në mekanizmat ndërkombëtar.
Shtetin tonë, të ndërtuar me shumë mund e sakrificë mund ta zhvillojmë e fuqizojmë vetëm duke qenë të bashkuar, pozitë e opozitë (secila në rolin e saj kushtetues)karshi temave nacionale për të mirën e shtetit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz