back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaRegjionaleBekim Jashari: Spektri politik duhet të unfikohet për temat e mëdha

Bekim Jashari: Spektri politik duhet të unfikohet për temat e mëdha

Të ngjajshme

Bekim Jashari, kryetar i Komunës së Skenderajt dhe përfaqësues i familjes Jashari, ka ftuar institucionet që ta respektojnë kërkesën e ShBA-së për taksën ndaj produkteve serbe.

Ai ka thënë se pezullimi i taksës do të ishte një veprim i qëlluar për ta tejkaluar situatën në të cilën ndodhet Kosova.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, me rastin e 11-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Jashari ka vlerësuar se gjatë kësaj periudhe kohore kanë ndodhur shumë gjëra pozitive, duke kulmuar me vendimin për Ushtrinë e Kosovës.

Megjithatë, ai ka shprehur edhe kritika për punët që nuk janë bërë siç duhet.

Bekim Jashari i ka bërë thirrje spektrit politik për unifikim rreth temave të mëdha. Sipas tij, duhet të hiqet dorë prej inateve politike kur është në pyetje e ardhmja e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz