Bekim Jashari e feston ditëlindjen, i shkojnë për urime nga PDK-ja e LDK-ja
BILLI

Lexo edheKjo është sasia e ujit që duhet ta pini në bazë të peshës që keni

Djali i heroit të luftës, Hamëz Jasharit, ka festuar sot ditëlindjen e tij.
Bekim Jashari, përmes një postimi në Facebook, ka falenderuar të gjithë ata që gjetën kohën ta urojnë në këtë ditë të rëndësishme për të, shkruan Reporteri.net
Mirëpo, Jashari përveç se ka marr urime të shumta, atij i shkojnë në zyre Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz LLadrovci nga PDK-ja dhe Bedri Nikaj, Kryetar i degës së LDK-së, në Drenas.
“Për të më uruar ditëlindjen në zyrën time erdhën miq nga Komuna e Drenasit, të prirë nga Kryetari, z. Ramiz Lladrovci”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Lexo edheKjo është sasia e ujit që duhet ta pini në bazë të peshës që keni
Tutje ai ka theksuar duke uruar se së bashku me përkrahjen e qytetarëve të Skenderajit arrijmë edhe më shumë suksese në shërbim të ngritjes së nivelit të mirëqenies sociale dhe zhvillimit ekonomik të komunës.