Behrami para studentëve: Serbia kreu krime, ne kemi obligim ta mbrojmë të vërtetën
dp

Lexo edheI mitur në gjendje kritike pas përleshjes në Istog, dërgohet në sallën operacionit në QKUK

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami, ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentë të Universitetit të Prishtinës, shumica prej tyre studentë të Fakultetit Juridik, ku temë diskutimi ishin krimet serbe në Kosovë dhe sfidat e drejtësisë ndërkombëtare.
Gjatë këtij takimi, Behrami theksoi rëndësinë e mbrojtjes së narracionit të drejtë për luftën çlirimtare të Kosovës dhe nevojën për ndriçimin e të gjitha krimeve të kryera nga Serbia në Kosovë.
“Mbrojtja e narracionit të drejtë për luftën, mbrojtja e luftës sonë çlirimtare dhe ndriçimi i të gjitha krimeve që Serbia ka kryer në Kosovë, mbeten barrë dhe përgjegjësi jo vetëm për gjeneratën tonë, por edhe për gjeneratat e reja që po vijnë”, ka deklaruar Behrami.
Ai është shprehur i inkurajuar me nivelin e informimit të studentëve lidhur me shkeljet ligjore, standardet e dyfishta dhe shkeljet e konventave ndërkombëtare nga Gjykata Speciale.

Lexo edheI mitur në gjendje kritike pas përleshjes në Istog, dërgohet në sallën operacionit në QKUK
Ky është postimi i plotë: