Bedri Hamza takon numër të madh punonjësish shëndetësorë, premton 1.5 miliardë euro investime në shëndetësi për 4 vjet
dp

Lexo edheTubim masiv në mbështetje të Bedri Hamzës në Kaçanik – pamjet

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, këtë të diel ka mbajtur një tubim me mjekë, infermierë, farmacistë dhe personel shëndetësor.
Hamza ka thënë se jan bashkë për një shëndetësi moderne me pacientin në qendër, janë bashkë për një shoqëri të shëndetshme dhe një Kosovë që mundet ma mirë.
“Jemi bashkë për një shëndetësi moderne me pacientin në qendër. Jemi bashkë për një shoqëri të shëndetshme dhe një Kosovë që mundet ma mirë!
1.5 miliardë euro investime në shëndetësi për 4 vjet;
100% rritje të buxhetit për blerjen e barnave esenciale;
50% rritje të pagave për mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor;

Lexo edheTubim masiv në mbështetje të Bedri Hamzës në Kaçanik – pamjet
Barna falas për të moshuarit me sëmundje kronike dhe të prekurit me kancer;
Funksionalizim të Sigurimeve Shëndetësore dhe digjitalizim të sistemit shëndetësor;
Riorganizim të specializimeve në shëndetësi dhe Ligj për Specializantët;
Fuqizim të spitaleve rajonale dhe ndërtim të Sistemit Kombëtar të Emergjencave Mjekësore.
Shëndetësia mundet ma mirë!”, ka shkruar Hamza.