Bedri Hamza e ka nisur ditën e sotme me videon e një nëne, e cila tregon që kur u sëmuret dikush në familje, sidomos fëmijët, mendimin e parë e ka shëndetin e tyre dhe koston e gjithë kësaj pune, nëse do të mund t’ia dalin.
Ajo thotë se shumë shpesh ndodh që spitalet nuk i kanë as barnat esenciale dhe krejt barra e kostos së tyre bie mbi ta.
Në anën tjetër, Hamza i përgjigjet asaj, duke thënë se asnjë prind nuk duhet të zgjedh mes shëndetit të fëmijës dhe shpenzimeve të shtëpisë, si dhe i tregon se do t’i funksionalizojë sigurimet shëndetësore dhe do të dyfishojë buxhetin për t’i siguruar barnat esenciale falas.