KQZ reagon pas raportimeve se Martin Berishaj i ka marrë votat nga kutia postare në Zagreb për t’i dërguar në ambasadë
dp

Lexo edheEnver Hoxhaj ironizon me qeverinë Kurti për ndërtimin e urës së Badovcit: 40 hapa urë për 4 vite qeverisje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas raportimeve se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i ka marrë zarfet me fletëvotime nga posta dhe i ka dërguar në ambasadë.
Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë për Express se do të vlerësohet nëse tërheqja e pakove me fletëvotime nga kutia postare në Zagreb është bërë sipas akteve nënligjore dhe se KQZ do të marrë vendim meritor.
“Lidhur me lajmin që po qarkullon për tërheqjen e pakove me fletëvotime nga kutia postare e KQZ-së në Zagreb (Kroaci), sqarojmë se do të vlerësohet nëse tërheqja e pakove me fletëvotime nga kjo kuti postare është bërë sipas akteve nënligjore dhe KQZ do të marrë vendim meritor”, tha Elezi.

Lexo edheEnver Hoxhaj ironizon me qeverinë Kurti për ndërtimin e urës së Badovcit: 40 hapa urë për 4 vite qeverisje
Gazeta Infokus ka raportuar se në një takim online të organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) me përfaqësuesit diplomatikë të Kosovës në botë, vetë ambasadori Berishaj ka konfirmuar hapur se ka ndërhyrë në procesin e administrimit të votave të diasporës.
Sipas raportimit, Berishaj ka deklaruar se ka tërhequr personalisht të gjitha zarfet me vota nga posta dhe i ka dorëzuar në ambasadën e Kosovës në Kroaci, ku ai drejton misionin diplomatik. /GazetaExpress/