back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeBedri Hamza pas seancës: Tentuam t’u ndihmojmë qytetarëve, LDK s’pati vullnet, VV...

Bedri Hamza pas seancës: Tentuam t’u ndihmojmë qytetarëve, LDK s’pati vullnet, VV po konsideron se gjithçka bëhet pa ligj

Të ngjajshme

Historike, Muriqi kosovari i parë që shpallet “Lojtari i Muajit” në La Liga

Vedat Muriqi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Muriqi është...

Ushtarë të FSK-së i bashkohen ushtrimit fushor “KFOR 36”

Kontingjenti i FSK-së me kapacitete mjekësore ROL 1, që...

Ushtarët gjermanë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri të Kosovës

Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të...

Pas dështimit dhe tërheqjes së rezolutës për pako emergjente, Partia Demokratike e Kosovës po konsideron se qëllimi i saj edhe dy projektligjeve ka qenë vetëm që të sigurohet baza legale për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në ballafaqimin me pandeminë, Covid 19.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza në një konferencë për medie tha se PDK nuk i ka tërheq prej procedurës dy projektligjet dhe se do të vazhdojë t’i shtyjë përpara ato.

“Nuk ka mundësi që një pjesë e madhe e masave të propozuara të jenë të implementueshme pa u krijuar baza legale. Qëllimi ka qenë që të krijohet ajo”, tha ai.

Hamza pati kritika edhe për Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk mori fare pjesë. Kanë krijuar përshtypjen që gjithçka mund të bëhet pa ligj. Ndërsa nga LDK nuk pati vullnet për këto projektligje”, tha ai.

Hamza bëri të ditur janë duke analizuar vendimin e qeverisë dje për kufizimin e lëvizjes për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Të Fundit

Sport

ShowBiz