BallinaLajmeBedri Hamza ngushëllon familjen Berisha pas tragjedisë në Malishevë

Bedri Hamza ngushëllon familjen Berisha pas tragjedisë në Malishevë

Të ngjajshme

Gjykata vendos për të akuzuarin që e kërcënoi Alaudin Hamitin – ky është dënimi që mori

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj...

Punëtorin e zë gjumi në vendin e punës, hajni i vjedh telefonin

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Pejë, ku...

Prokuroria deklarohet për tragjedinë me tri viktima në Malishevë

Tre persona janë gjetur pa shenja jete në Malishevë,...

Kur një popull guxon të ndryshojë

Shkruan: Visar Zhiti Kur një popull guxon të ndryshojë, (kupto:...

Çështja e presidentit, Konjufca: Nëse është jo-partiak, unë jap dorëheqje prej kandidaturës

Zëvendëskryeministri i parë Glauk Konjufca ka folur për çështjen...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Berisha, pas tragjedisë së rëndë që ndodhi në Malishevë, ku si pasojë e një zjarri në banesë humbën jetën babai dhe dy fëmijët.

Në telegramin e ngushëllimit, Hamza tha se lajmin e ka pranuar me dhembje të thellë, duke e cilësuar këtë si një tragjedi të rëndë që ka goditur familjen Berisha.

“Humbja e babait dhe dy fëmijëve është një dhimbje e madhe dhe e papërshkrueshme për çdo familje dhe për mbarë shoqërinë tonë”, ka theksuar ai.

Bedri Hamza u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe miqve të viktimave, duke shtuar se në këto momente të rënda ndan dhimbjen me ta.

“Lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë”, thuhet në mesazhin e kreut të PDK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz