back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeBE paralajmëron masa për rritjen e sigurisë kibernetike

BE paralajmëron masa për rritjen e sigurisë kibernetike

Të ngjajshme

“Festofshim bashkë gjithmonë”, Haradinaj uron Krishtlindjet

Kandidati për kryeministër i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar...

Kurti prezanton sistemi raketor antitank të ushtrisë së Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka publikuar një video...

Viti 2025, vit i humbur legjislativ

E enjtja e 5 dhjetorit 2024 solli seancën e...
- Advertisement -

Bashkimi Evropian (BE) bëri të ditur se do të ndërmarrë masa për rritjen e sigurisë kibernetike, duke tërhequr vëmendjen në zmadhimin e vazhdueshëm të kërcënimeve në këtë fushë.

- Advertisement -

Në mbledhjen e Këshillit të Jashtëm të BE-së që filloi në Luksemburg u vendos të ndërmerren hapa më të mëdha kundër kërcënimeve kibernetike.

Në një deklaratë me shkrim, Këshilli Evropian ka shprehur shqetësime duke thënë se shtete të treta dhe aktorë joshtetërorë kanë filluar të ushtrojnë më shumë aktivtete kibernetike për të arritur qëllimet e tyre.

BE ka marrë vendim për zgjerimin e aftësive kundër kërcënimeve kibernetike, ndërsa është e gatshme të kontribuojë në punimet për ndërtimin e ligjit dhe rregullave ndërkombëtare në këtë fushë, thuhet në deklaratë.

Sipas deklaratës, është e nevojshme që të gjitha aktivitetet kibernetike të realizohen në përputhje me rregullat ligjore.

Në deklaratë, BE dënon fuqimisht keqpërdorimin e teknologjisë së komunikimit dhe informatikës, duke shtuar se sulmet kibernetike si Wannacry dhe NotPetya kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm në BE dhe humbje ekonomike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz