back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditBDI: Ministeriali i OSBE-së në Shkup – Ngjarja më e madhe dhe...

BDI: Ministeriali i OSBE-së në Shkup – Ngjarja më e madhe dhe më e organizuar në historinë e vendit tonë

Të ngjajshme

Rikthim historik: Babastars bashkë pas 6 vitesh në skenë

Pas gjashtë vitesh mungesë në një skenë të përbashkët,...

Trump vendos tarifë 100% për çipat, Apple përfiton përjashtim

Presidenti Donald Trump, gjatë një takimi në Zyrën Ovale...

LVV: Gjykata e shkeli Kushtetutën, njoftimi është devijim i rrezikshëm nga roli kushtetues

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese,...

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) përmes një komunikate ka theksuar se ministeriali i OSBE-së në Shkup – Ngjarja më e madhe dhe më e organizuar në historinë e vendit tonë.

“Shpifjet e Vlen që kanë izoluar vendin nga bota dhe nuk kanë organizuar asnjë event ndërkombëtar më të vogël skanë asnjë peshë.

Ministeriali i OSBE-së 2023 ishte ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme ndërkombëtare e organizuar ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut një aktivitet që mblodhi ministra të jashtëm dhe delegacione nga e gjithë hapësira e OSBE-së, duke e vendosur vendin tonë në qendër të diplomacisë botërore për tre ditë.

Ishte një aktivitet i vlerësuar nga çdo partner dhe institucion ndërkombëtar, i përshkruar si i përkryer në organizim dhe si një moment që na bëri krenarë të gjithë qytetarët.
Të gjitha organet shtetërore përgjegjëse përfshirë ato të mbikëqyrjes kanë konfirmuar ligjshmërinë, transparencën dhe zbatimin shembullor të tij.

Përpjekjet e VLEN për të shpifur nuk janë gjë tjetër veçse keqdashje dhe xhelozi politike.

E vërteta është e thjeshtë:
Maqedonia e Veriut priti botën dhe realizoi një aktivitet që do të mbahet mend si triumf diplomatik dhe organizativ.
Ky sukses i takon qytetarëve, institucioneve dhe çdo personi që punoi me përkushtim për të treguar më të mirën e vendit tonë.

E kuptojmë se për ata që nuk kanë organizuar kurrë asgjë me vlerë ndërkombëtare, është më e lehtë të shpifin sesa të pranojnë realitetin.
Por faktet mbeten fakte dhe asnjë zhurmë politike nuk mund të fshijë një histori suksesi kombëtar.

Fushata e shpifjeve e VLEN nuk është sulm ndaj një personi është fyerje për çdo zyrtar, vullnetar e qytetar që kontribuoi që Ministeriali i OSBE-së të jetë burim krenarie për Maqedoninë e Veriut, thuhet në komunikatën e BDI-së.

- Advertisement -

Të Fundit