Profesori universitar, Gëzim Qerimi, ka reaguar pas sulmit të deputetit Hekuran Murati ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Profesor Qerimi thotë se qëndrimi i deputetit Hekuran Murati është i rrezikshëm, i papërgjegjshëm dhe nxitës ndaj themeleve të rendit kushtetues.
“Së pari, Murati flet për vendime juridike pa qenë as jurist, as kompetent për të interpretuar Kushtetutën.
Së dyti, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjithë, përfshirë edhe Vetëvendosjen.
Së treti, kontestimi politik i vendimeve kushtetuese dhe nxitja për moszbatim të tyre është thirrje për anarki , dhe anarkia është rruga më e shkurtër drejt luftës civile dhe shkatërrimit të shtetit”, shkroi Qerimi në reagimin e tij në Facebook.
Tutje, ai thotë se kjo retorikë nuk ka të bëjë me drejtësinë apo demokracinë, por me kapjen e institucioneve me çdo kusht.
“Shteti nuk është lodër e pushtetit, dhe askush nuk është mbi Kushtetutën”, përfundon reagimin e tij, profesor Gëzim Qerimi. /Periskopi/
Postimi i plotë: