back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeBashkatdhetarët që vijnë nga këto shtete duhet patjetër ta kenë testin negativ...

Bashkatdhetarët që vijnë nga këto shtete duhet patjetër ta kenë testin negativ për COVID-19

Të ngjajshme

​Neymar operohet me sukses, shpresa për Botërorin mbetet gjallë

Neymar i është nënshtruar me sukses një operacioni artroskopik...

Arrestohet burri në Gjakovë, rrahu gruan dhe nënën

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje...

Gruaja raporton në polici se është kanosur nga vjehërritë

Një grua ka raportuar në polici se në vazhdimësi...

Familja apo zgjedhjet, çka i shtyri mërgimtarët të vijnë në Kosovë?

Për dallim nga ditët e kaluara, kur pritjet në...
- Advertisement -

Këto janë shtetet që Kosova i konsideron me rrezikshmëri të lartë, bashkatdhetarët që vijnë duhet ta kenë testin negativ për COVID-19.

- Advertisement -

Që nga 13 nëntori në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese për shkak të pandemisë COVID-19. Me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës disa rregulla vlejnë edhe për bashkatdhetarët.

Bashkatdhetarët që vijnë nga shtetet që Kosova aktualisht i konsideron me rrezikshmëri të lartë duhet të posedojnë testin PCR negativ.

Qendra Kombëtare për Menaxhim kufitar ka njoftuar se shtetet të cilat aktualisht Kosova i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit me coronavirus janë: Gjermani, Danimarka, Qipro, Sllovakia, Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtenshtajni, Polonia dhe Bullgaria, transmeton Telegrafi.

Më poshtë mund t’i gjeni masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës të cilat kanë hyrë në fuqi gjatë muajit nëntor:

– Të gjithë qytetarët e huaj të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës (RKS), e që vijnë nga vendet me risk të lartë, sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të dëshmojnë nëpërmjet testit RT-PCR në Sars COV-2 që janë me rezultat negativ me COVID-19, në bazë të parimit të reciprocitetit, me përjashtimet si në vijim

1.1. Gjatë hyrjes nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” nuk kanë nevojë të kenë vërtetim për test RT-PCR negativ, duke marrë parasysh që shtetasit e huaj vetëm do të kalojnë nëpër territorin e RKS-së, dhe me kusht që në hyrje do të nënshkruajnë një deklaratë që në afat prej 3 orësh do ta lëshojnë territorin e RKS-së;

1.2. Gjatë hyrjes në pikat kufitare tokësore, me qëllim të daljes nëpër pikat ajrore, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe pikat tokësore, nuk ka nevojë për vërtetim për test RT- PCR negativ, shtetasit e huaj janë të obliguar të paraqesin biletën e aeroplanit dhe të nënshkruajnë deklaratën që brenda 3 orësh do ta lëshojnë territorin e RKS-së;

1.3. Transportuesit profesionistë (vozitësit) nuk është e nevojshme të kenë vërtetim për testin PCR negativ, me kusht që të respektohet protokolli për transport ndërkombëtar;

1.4. Për transport të organizuar me autobus ose linjë të rregullt ndërkombëtare tranzite, nuk nevojitet testi RT-PCR negativ, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e RKS-së brenda 5 orësh;

1.5. Shtetasit e huaj të cilët e kanë të rregulluar leje qëndrimin e përkohshëm ose përhershëm në RKS, gjatë hyrjes në RKS duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në RKS;

1.6. Në rast të mos paraqitjes së dëshmisë së testit negativ, shtetasit e huaj obligohen të vetë -izolohen për 7 ditë;

1.7. Diplomatët e huaj në RKS si dhe familjarët e tyre, nuk është e nevojshme të kenë vërtetim për test RT-PCR negativ;

1.8. Shtetasit e huaj të cilët kanë caktuar termin për mjekim në institucione shëndetësore në RKS-së, mund të hyjnë nëse paraqesin vërtetim për test TR-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në RKS si dhe vërtetimin për termin të caktuar të lëshuar nga spitali;

1.9. Bartësit e dokumenteve personale të lëshuara nga RKS mirëpo me adresë vendbanimi në një shtet tjetër, gjatë hyrjes në RKS, duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në RKS ose të vetë-izolohen për 7 ditë në mungesë të testit RT-PCR.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 296 raste të reja me coronavirus, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 1 mijë e 225.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz