back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmeBasha i gënjen gazetarët me paraqitjen e parë për media – i...

Basha i gënjen gazetarët me paraqitjen e parë për media – i thërret për konferencë, u mban fjalim

Të ngjajshme

​Inspektorët në terren për kontrollin e çmimeve të derivateve

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër të...

Chivu dhe Interi së bashku edhe për shumë vite

Interi ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin rumun...

Rashford mund të rikthehet te Man Utd, Barcelona sheh alternativa tjera

Sulmuesi anglez Marcus Rashford mund të rikthehet te Manchester...

Në konferencën e parë për media, kryekuvendari i ri Dimal Basha doli për të mbajtur një fjalim. Ai s’pranoi pyetje nga gazetarët që shkuan për të përcjellë konferencën në Kuvendin e Kosovës e të cilët insistuan për të t’ia parashtruar pyetjet.

Në fakt, Basha thirri këtë konferncë për t’i sulmuar mediat e për t’i lidhur ato me Beogradin siç ka bërë për një kohë të gjatë si deputet.

Basha i bëri këto akuza ndaj mediave për shkak se ato publikuan një hulumtim të tij, të cilin e kishte në bashkautorësi, e në të cilin thuhej se UÇK-ja ishte financuar nga trafikantë të drogës dhe mafias shqiptare.

Ai mohoi se ka pasë rol në këta kapituj ku flitej për UÇK-në, ndërsa tha se pjesën të cilin e shkroi ai ishte për depërtimin e islamit fundamentalist në Kosovë.

“Për dy mandate kam bërë beteja të mjaftueshme në këtë Kuvend dhe jashtë tij dhe portalet e shumë të ashtuquajtur gazetarë nuk kanë ndaluar kurrë duke më ofenduar në mënyrë më të ulëta të mundshme, përfshirë këtu edhe duke përdorur burime nga gazetat e Beogradit për të më sulmuar mua. Kjo s’është sot. Të njëjtit e kanë bërë të njëjtën propagandë kundër zv/kryeministres Gërvalla me vite të tëra, vajzën e heroit”, tha Basha në këtë fjalim para gazetarëve.

Basha pretentoi se po sulmohet me “të pavërteta” nga caqe të caktuara dhe tha se po sulmohet sikurse ish-presidenti Ibrahim Rugova.

“Të njëjtit edhe presidentin historik Rugova dikur e quanin tradhtar. Po të njëjtit vazhdojnë me ofendime ndaj kryeministrit Kurti, duke e quajtur atë “njeri i Serbisë” dhe ju lutem mos harroni se i keni të njëjtat burime, të njëjtat qarqe që kanë lobuar edhe për ndarjen e Kosovës e të njëjtit e kanë krijuar edhe Listën Serbe, kanë lobuar për krijimin e Listës Serbe. Është shumë me rëndësi për qytetarët e Republikës me pa se nga vijnë këto sulme”.

Kryeparlamentari bëri thirrje që të votohet Nenad Rashiq për nënkryetar nga komuniteti serb, ndërsa përmendi edhe revoltën e bashkëpartiakut të tij, Liburn Aliu, i cili dha dorëheqje nga pozita e ministrit për shkak të zgjedhjes së Bashës kryeparlametar./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz