Barcelona pritet ta shkarkojë sot Valverden, ky pritet të jetë pasuesi i tij (Foto)
BILLI

Lexo edheReja publikon listën, 13 futbollistë nga Kosova

Barcelona është e gatshme që ta shkarkojë Ernesto Valverden, pas përfundimit të sezonit në mënyrë katastrofale.
RAC1 raporton se skuadra katalunase është duke u përgatitur që ta shkarkojë trajnerin në orët e ardhshme, pas eliminimit të turpshëm nga Kupa e Mbretit nga Valencia.
Ish-trajneri i Evertonit, Roberto Martinez, është në mesin e trajnerëve për ta marrë drejtimin e skuadrës së Barcelonës, ndërsa aktualisht është selektor i Belgjikës.
Blaugranasit e fituan titullin e kampionit të La Liga-së, mirëpo dështuan të kalonin në finale të Ligës së Kampionëve, duke u eliminuar nga Liverpooli.

Lexo edheReja publikon listën, 13 futbollistë nga Kosova
Disa anëtarë të bordit të skuadrës së Barcelonës së bashku me tifozët janë të acaruar me Ernesto Valverden dhe strategjitë e tij që i ka përdorur në këtë sezon, andaj e duan me ngulm shkarkimin e tij.
Largimi i trajnerit spanjoll mund të ndodhë në orët në vazhdim, pas di vitesh qëndrimin në stolin e skuadrës katalonase.
