Barcelona vazhdon të kërkojë një zëvëndësim adekuat për Luis Suarez, sulmuesin që u operua pak ditë më parë dhe do të jetë jashtë për thuajse tërë sezonin.
Sulmuesi i Valencias, Rodrigo me shumë gjasa do të jetë goditja e Barçës në këtë afat kalimtar. Plot 60 milionë euro pritet t’i kushtojë katalonasve blerja e sulmuesit spanjoll.
Ka dy vite që Barça po e ndjek Rodrigon por që lëndimi i Suarez e ka detyruar që në afatin e janarit të mendohet marrëveshja me të.
Timo Werner ka qenë opsioni rezervë i Barcelonës për sulmin./Indeksonline/