Banorët e këtij fshati ankohen për mbeturinat inerte (VIDEO)
01

Lexo edheSi mund ta përballoj Kosova koronavirusin, ku në Spitalin e Skenderajt nuk ka as gjilpëra për pacientë?

Deri para gjashtë vjetësh, një hapësirë e konsiderueshme në Kmetovc të Gjilanit, ishte gurthyes e kohëve të fundit është kthyer përsëri në problem për banorët.
Nga deponia për mbeturina inerte, gropa mbi fshatin Kmetovc po shfrytëzohet edhe për mbeturina të tjera, raporton KTV.
Kjo po iu shkakton telashe të shumta banorëve.
Ata thonë që Komuna e Gjilanit nuk e ka zbatuar marrëveshjen e arritur dy vjet më parë mes tyre.
Sipas Inspektoratit komunal të Komunës së Gjilanit, pritet që në atë pjesë të kryhen inspektime më të shpeshta.

Lexo edheSi mund ta përballoj Kosova koronavirusin, ku në Spitalin e Skenderajt nuk ka as gjilpëra për pacientë?
Drejtori i Inspektoratit Komunal, Nevzad Rushiti, ka shtuar se aty planifikohet të vendosen rrethoja e të punësohet dikush që ta mbikëqyrë zonën.
Sipas banorëve, në deponinë e destinuar për materie inerte, të gjitha kompanitë private të pastrimit i derdhin mbeturinat aty.
https://www.youtube.com/watch?v=M6ZaeU9d7S8&feature=emb_logo