back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeBanorët e Dumnicës në protestë, kërkojnë t’u hiqet karantinimi pasi s’ka më...

Banorët e Dumnicës në protestë, kërkojnë t’u hiqet karantinimi pasi s’ka më raste me koronavirus

Të ngjajshme

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në Han...

Banorë të fshatit Dumnicë të Podujevës kanë protestuar sot përpara policëve të vendosur në hyrje të fshatit, duke kërkuar që ky fshat të hiqet nga karantina.

Banorët kanë protestuar që të hiqen nga karantina dhe të lirohet rruga Dumnicë – Podujevë, pasi që më nuk ka raste të konfirmuara me COVID-19.
Vendimi që Dumnica e Poshtme, Dumnica e Epërme dhe Llausha, të futen në karantinë është bërë me 15 mars, pasi një person fillimisht ishte konfirmuar me virusin korona. Personi i parë i prekur më këtë virus kishte ardhur nga Italia, ndërsa ditë më vonë u konfirmuan edhe dy familjarë të tij të prekur me koronavirus.

Banorët e këtyre fshatrave vazhdimisht janë ankuar se nga karantina vetëm për krijohet panik. Ata janë ankuar se nuk po u lejohet të dalin edhe për raste emergjente.
Banorët e këtij fshati përdornin rrugë alternative për t’u furnizuar me barna dhe gjëra elementare, gjersa kanë fajësuar disa herë komunarët për mosndihmesë.

Edhe autoritetet komunale kanë kërkuar nga Qeveria që të tri fshatrat e Podujevës të hiqen nga karantina./llapi.info/

Të Fundit

Sport

ShowBiz