BallinaLajmeBanka Botërore jep alarmin: Miliona njerëz do të mbeten në varfëri nga...

Banka Botërore jep alarmin: Miliona njerëz do të mbeten në varfëri nga koronavirusi

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Belgjika nxjerr ushtrinë në rrugë për mbrojtjen e objekteve izraelite pas sulmeve antisemitike

Autoritetet në Belgjikë kanë vendosur të dislokojnë forca ushtarake...

Sipas Bankës Botërore, ndikimi ekonomik i përhapjes së koronavirusit do t’ua pamundësoj 24 milionë njerëzve në Azinë Lindore dhe në Rajonin e Paqësorit që t’i shmangen varfërisë.

Banka botërore tha se më të rrezikuar nga varfëria janë njerëzit që varen nga industritë e prekura nga ndikimi i koronavirusit.

Këtu përfshihen turizmi në Tajlandë dhe në ishujt e Paqësorit si dhe prodhimtaria në Vietnam dhe Kamboxhë, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Kjo bankë bëri thirrje që rajoni të investojë në zgjerimin e fabrikave për prodhimin e pajisjeve mjekësore dhe qeveritë të ofrojnë ndihma për njerëzit e sëmunë në mënyrë që të luftohet përhapja e mëtejme e sëmundjes.

Ndonëse rritja ekonomike në vendet në zhvillim në Azinë Lindore ishte 5.8 për qind vitin e kaluar, Banka Botërore parashikoi që kjo shifër të bie në 2.1 për qind shkaku i gjendjes së tanishme.

Sidoqoftë, parashikimi i saktë i rritjes ekonomike po bëhet i vështirë shkaku i ndryshimit të situatës brenda periudhave të shkurtra kohore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz