Pak më parë një banesë në lagjen Dardania është përfshirë nga zjarri.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka treguar për Express se në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë policia për të hetuar rastin në fjalë.
Sipas tij, objekti në fjalë ka qenë i pabanuar.
“Me datën 26.01.2018 rreth orës 19:43 Policia ka pranuar informatën për një zjarr që kishte ndodh në lagjen Dardania Prishtinë afër parkingut Flamurtari. Pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes ka dal njësiti i policisë dhe konstaton se në atë lokacion në një objekt të pa banuar pa dyer dhe dritare kishin qenë duke u djegur disa mbeturina, por nuk ishte shkaktuar ndonjë dëm material as nuk kishte pas ndonjë person të lënduar. Në atë lokacion kanë dalë zjarrfiksit të cilët e kane shuar zjarrin.”, ka thënë Hoxha në një prononcim për Express.