BallinaLajmeBajqinovci: Kadri Veseli po rren, Vetëvendosja kurrë nuk i kërkon koalicion PDK-së!

Bajqinovci: Kadri Veseli po rren, Vetëvendosja kurrë nuk i kërkon koalicion PDK-së!

Të ngjajshme

Goditet me veturë për vdekje një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30...

Dajaku: Amir Rrahmani është dashur të ftohet, për përkrahje morale

Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Kjo është e dyshuara për vrasjen dhe plagosjen në Majac të Podujevës

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme...

Rruga Pejë – Kullë – Rozhajë mbetet e pakalueshme për kamionë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga...

Bild: Osmanin e njohën në Kosovë, këtu vetëm pas debutimit me Bayernin!

Erblin Osmani, 16 vjeç, bëri debutimin e tij të...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë nuk ka kërkuar koalicion me PDK-në dhe nuk do ta bëjë kurrë këtë veprim, shkruan GazetaBlic.

Bajqinovci për GazetaBlic, tha fjalët e Kadri Veselit i cili aludon për një gjë të tillë, janë gënjeshtra të kulluara.

“Nuk është e vërtetë është rren e kullume, ai ka rrejtë, kurrë s’ka kërku VV-ja koalicion as kurrë nuk ka me bë një gjë të tillë, kjo është vetëm sa për me na dëmtu se asnjëherë nuk do të ndodhë kjo”, tha Bajqinovci për GazetaBlic.

Lidhur me këtë deklaratë të Veselit, është përgjigjur edhe zyrtari për media i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.

Ai për GazetaBlic, dematoi këtë lajm.

“Edhe sa herë duhet t’ju gënjejë Kadri Veseli që ta kuptoni VETËVENDOSJE!-n”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë ka zbuluar se Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar Veselit këto ditë që të formohet një koalicion në mes VV’së dhe PDK’së.

“Vetëvendosja kërkoi këto ditë koalicion me PDK’në”, ka thënë Veseli në një intervistë për “Reportieri”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz