back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaBotëBabai mbyt djalin 10 vjeç: I kërkova falje dhe e mbyta me...

Babai mbyt djalin 10 vjeç: I kërkova falje dhe e mbyta me duar

Të ngjajshme

Nivel i lartë i manganit në Badoc, IKShPK: Mos e përdorni ujin për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar...

Mësohet sakrifica që e ka bërë Jacksoni për t’iu bashkuar Bayernit

Historia befasuese e Nicolas Jackson po bën jehonë në...

Ndërron jetë doktori i famshëm kosovar, Faik Hima

Me dhimbje të thellë është bërë e ditur se...

Sulmet ndaj Kushtetueses, reagon shefi i EULEX-it: Të papranueshme

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka theksuar rëndësinë...

Ismail Kilincer, 32-vjeç, shtatas turk, ditën e 8 Marsit ka mbytur djalin e tij 10 vjeçar. Mediat raportojnë se para kryerjes së krimit Ismaili, përqafoi djalin e tij dhe i tha: “Babi më fal”.

Ngjarja e rëndë u shënua në orën 19:00, në një provincë të Turqisë në rrethinën Karatay. Sipas deklaratës së tij, autori largoi bashkëshortën e tij nga shtëpia me pretekstin për të blerë diçka në dyqan dhe se ai e kishte planifikuar vrasjen e të birit para dy javësh.

Ai i tha policisë Turke se“Unë i thashë djalit tim se do ta vrisja, i kërkova falje, e përqafova dhe e putha.”

“Djali më pa dhe më tha: “Babi, edhe mua më vjen keq”. U ula në këmbët e Huseyin dhe e mbyta atë me duar. Më pas, bllokova derën dhe thirra policinë për t’i thënë se kam ‘vrarë dikë’.”

Pasi arritën shërbimet e emergjencës, trupi i pajetë i Huseyin u dërgua në Spitalin e Konyas për autopsi.

“Unë kam mëkatuar shumë dhe do shkoj në ferr. Djali im do vazhdonte të mëkatonte duke u rritur. Sa më gjatë që të jetojë një person, aq më shumë mëkaton. Unë nuk doja që djali im të binte në tundim ndërkohë që ai rritej, dhe të bëhej si unë. Unë doja ta dërgoja në Parajsë sa ishte ende pa mëkate”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz