back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeBabai i kryeministrit Haradinaj është shtrirë për shërim në spital

Babai i kryeministrit Haradinaj është shtrirë për shërim në spital

Të ngjajshme

Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë? (VIDEO)

Banorët e Big Brother VIP Kosova janë habitur sot...

Labinot Rexha e quan Kushtrimin ‘serb’, reagojnë menaxhmenti i tij

Një deklaratë e fortë publike është publikuar së fundmi...

Shpallet futbollistja e vitit 2025 tek femrat në Kosovë

Sonte në ceremoninë e Lauratëve të Vitit në Kosovë...

Aksident në Itali, vdes shqiptari që po drejtonte kamionin

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka...
- Advertisement -

Hilmi Haradinaj fillimisht është pranuar ne QKUK, pastaj ka kaluar në një spital privat

Babai i Kryeministrit Ramush Haradinaj, Hilmiu, me probleme shëndetësore në zemër, kishte shkuar të premten para orës 15 në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Por, aty, babai i Kryeministrit nuk e ka vazhduar shërimin. Ka shkuar në një spital privat në dalje të Prishtinës.

Daut Haradinaj e ka konfirmuar se babanë fillimisht e kanë dërguar në QKUK e pastaj në privat. Ka thënë se nuk i di arsyet se pse e kanë hequr nga spitali publik pasi ka qenë në seancë të Kuvendit.

“E patëm pak në QKUK, por aty, por tash e dërgum për një ndërhyje. Por, s’e di tash”, ka thënë Haradinaj, për Express, të shtunën.

I pyetur pse e kanë hequr nga QKUK’ja, Haradinaj ka thënë se nuk i di arsyet.

“Nuk e di. Jam kanë në seancë”, ka shtuar ai.

Vëllai i Kryeministrit ka thënë se janë duke pritur se çfarë do të thonë mjekët për gjendjen e babait.

Ndërkohë, kardiologu në repartin e Kardiologjisë në QKUK, Fisnik Hima, ka thënë se babai i kryeministrit është dërguar në privat aty ku i kishte bërë më herët intervenimet.

“Në spital privat është. Nuk është në të shtetit. Në spital tonin nuk është. E kanë dërgu në spitalin ku i ka bërë më herët intervenimet”, ka thënë Hima, për Express, të shtunën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz