BallinaDrenica +Drenica Sport‘Baba’ i barazimeve! Ja deklarata e Starovës pas ndeshjës me Drenicën

‘Baba’ i barazimeve! Ja deklarata e Starovës pas ndeshjës me Drenicën

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Feronikeli nuk shkon sërish më shumë se një barazim. Ekipi i Sulejman Starovës luajti me rrjeta të heshtura përballë Drenicës në udhëtim, ndërkohë tekniku shqiptar doli me shije të hidhur nga “Bajram Aliu” pasi që kishte pritur më shumë nga ekipi i tij, shkruan Gazetasheshi.com.

Loja e mirë nuk mjafton për të marrë maksimumin e duhur, ndaj Starova po mendon se ndoshta do ishte më mirë që ekipi tij të luante më dobët, por të arkëtonte pikët e plotë.

“Ishte një ndeshje shumë e fortë duke patur parasysh se e kishte edhe epitetin e ndeshjes derbi. Drenica vinte me moral të lartë pas fitores në udhëtim ndaj Llapit, por ne bëmë më të mirën për të arëktuar pikët e plota duke krijuar nga dy raste të pastra për shënim në fundin e ndeshjes dhe në fundin e saj. Jam i kënaqur për mënyrën se si luajti skuadra në përgjithësi, por nuk jam i kënaqur me rezultatin final”, deklaroi Starova për “Super Sport Kosova”.

62 vjeçari shprehet i bindur se ekipi tij do të kthehet në javët në vazhdim dhe do regjistrojë rezultate më pozitive.

“Është vetëm fillimi i kampionatit dhe ende nuk kemi ardhur në formën më të mirë. Jo vetëm ne, por të gjithë skuadrat kanë nevojë për kohë, pasi që formën optimale mund ta arrijnë vetëm pas javës së tretë dhe javës së katërt. Ndoshta ndonjëherë është më mirë të luash dobët dhe të fitosh. Shpresoj që fitorja do të vijë shumë shpejtë”, mbylli Starova.

Në kuadër të javës së tretë Feronikeli është nikoqir i Ballkanit të Therrandës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz