Azemi reagon ndaj Ramabajës: E papranueshme të quhen sindikatat “krim”, fyerje për gjithë sindikalistët
dp

Lexo edheMagyar kërkon llogari për eksplozivin, Vuçiq thotë se hetimet i kryen Serbia – s’e lë pa e përmendur edhe Kosovën

Edhe pse Ramabaja më pas sqaroi se nuk e kishte fjalën për Azemin apo sindikatën e tij, por për “sindikata të tjera”, reagimi i Azemit nuk mungoi.
“Unë mendoj që është e rëndë ajo fjalë që thotë ky. Nuk bën që në një medium me kaq shikueshmëri të lartë të biesh në këtë nivel, t’i quash kryetarët e sindikatave në një farë forme kriminel dhe të thuash se nuk i përfaqësojnë anëtarësinë e vet”, ka deklaruar Azemi në lidhje direkte në Dukagjin.
Ai ka theksuar se nuk ka rëndësi nëse deklarata ishte drejtuar personalisht ndaj tij apo ndaj dikujt tjetër, duke e cilësuar si ofenduese për gjithë komunitetin sindikal.

Lexo edheMagyar kërkon llogari për eksplozivin, Vuçiq thotë se hetimet i kryen Serbia – s’e lë pa e përmendur edhe Kosovën
Ndër të tjera, Azemi ka vlerësuar rolin dhe kontributin e sindikalistëve ndër vite, si gjatë luftës ashtu edhe pas saj, duke kundërshtuar fuqishëm etiketimet e tilla.
Ai gjithashtu ka theksuar se, pavarësisht pozitës së tij si kryetar sindikate, jeton në Podujevë dhe nuk ka mundësi financiare as për të blerë një metër katror në Prishtinë, duke lënë të kuptohet se akuzat për përfitime apo lidhje kriminale janë të pabaza.