back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeAzem Syla dhe 38 të tjerë akuzohen për nëntë vepra penale

Azem Syla dhe 38 të tjerë akuzohen për nëntë vepra penale

Të ngjajshme

Ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, Azem Syla, është akuzuar nga Prokuroria e EULEX-it për udhëheqje të grupit kriminal prej 38 personave në rastin “Tokat”, shkruan sot Koha Ditore.

Grupi është ndarë në dysh, përmes dy aktakuzave. Në aktakuzën e parë, Prokuroria i ka akuzuar 22 persona, kurse në aktakuzën e dytë 17 persona.

Në bazë të njoftimit që është dërguar të martën për media është cekur me iniciale vetëm identiteti i Sylës, por jo edhe i 38-të të akuzuarve të tjerë.

Kjo ndarje, sipas avokatit mbrojtës të Sylës, por edhe njohësve të çështjeve juridike, është selektive dhe e papranueshme. Siç kanë thënë ata, Prokuroria nuk guxon të bëjë këso dallimesh në mes të të akuzuarve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz