Avokati i njohur komenton arrestimin e Gjuriqit, spektakël i paramenduar

I ashtuquajturi drejtor për Zyrën e Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka kaluar kufirin në veri të Kosovës dhe ka hyrë në sallën në veri të Mitrovicës, ku po mbahej debati lidhur me dialogun e brendshëm për Kosovën.
I menjëhershëm ka qenë reagimi nga Republika e Kosovës të cilët i kishin nisur pjesëtarët e Njësisë Specialë për ta arrestuar.
Në lidhje me këtë çështje, për avokatin Tomë Gashi, arrestimi i Marko Gjuriqit dhe zyrtarëve të tjerë të serbisë është më shumë spektakël medial. Krejt kjo ka ndodhë për ta larguar vëmendjen nga Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi që ndodhi javën e kaluar që sipas Gashit, Kosova ka humbur 8200 ha tokë dhe
‘’Arrestimi i Gjuriqit dhe të gjithë zyrtarëve të tjerë të Serbisë është dashtë të ndodhë shumë më herët, sa herë që ata kanë ardhë në Republikën e Kosovës pa leje të autoriteteve të Kosovës. Por kjo nuk ka ndodhur as në raste kur ata , zyrtarët serb e kanë keqpërdorë lejen e tyre dhe kanë bërë politikë kundër shtetit të Kosovës në territorin e Republikës së Kosovës.
Arrestimi i sotëm është mirë që ka ndodhë , por në të njëjtën kohë është një spektakël i madh i paramenduar që ta zbut mllefin e shqiptarëve për faljen e 8200 ha tokë me rastin e nënshkrimit të demarkacionit me Malin e Zi dhe në të njëjtën kohë është për çështje praktike , që të tentohet të fitohet simpatia e popullit të Kosovës para arrestimeve nga gjykata Speciale që do të ndodh jo edhe aq larg kur e dimë që një pjesë e politikanëve aktual mund të jenë në shënjestër të gjykatës Speciale ky arrestim spektakolar i zyrtarit serb është spektakël i nivelit të lartë politik, për përfitime politike të zyrtarëve të lartë politik shqiptar të Kosovës.

Lexo edhe“Vuçiqit i nevojitej ky shou, ne ia dhamë”
Nëse janë dashtë forca të mëdha policore të përdoren gjatë arrestimit të Gjuriqit në Mitrovicën veriore , nuk duhen forca kaq të shumta policore në Prishtine me rastin e sjelljes së tij në qendrën e paraburgimit.
Kjo e vërteton spektaklin medial madje qëllimi dhe porosia është që shqiptarët ta harrojnë humbjen e 8200 ha tokë të Kosovës , por kjo nuk do të ndodhë.
Në anën tjetër kjo nuk e zbeh aspak aksionin e policisë së Kosovës sepse urdhrat kanë qenë të tilla.
E gjithë kjo ka ndodhë vetëm për ta kthyer Gjuriqin në Serbi , pa e dënuar për asgjë, po sikur të ketë guxim një politikan shqiptar i Kosovës pa leje në Serbi a thu do ta kthenin menjëherë pas disa orësh në Republikën e Kosovës? , asnjëherë pa e mbajt në burg së paku për kalim ilegal të kufirit shtetëror. Ashtu siç janë dënuar me qindra shqiptar pas lufte përfshirë edhe zyrtar policor të Kosovës’’, -përfundon Gashi.














