Avni Dehari dhe deputetja e PDK-së do ta udhëheqin seancën e parë të legjislaturës së re
BILLI

Lexo edheKy është deputeti që ka fituar në të gjitha legjislaturat

Sot KQZ publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Nga rezultatet e publikuara, tashmë dihen dy personat që do ta udhëheqin seancën e parë të legjislaturës së re, transmeton Indeksonline.
Deputeti i LVV-së, Avni Dehari, që është më i vjetëri në legjislaturën e ardhshme do të jetë udhëheqësi i seancës së parë.

Lexo edheKy është deputeti që ka fituar në të gjitha legjislaturat
Përkrah tij do të jetë deputetja më e re që vjen nga radhët e PDK-së, Adelina Grainca. Ajo është 23 vjeçare dhe me 19 korrik i feston ditëlindjen e 24-të.
Fjolla Ujkani e LVV-së është poashtu 23 vjeçare, por me 13 maj i bën 24 vjet. /Indeksonline/