BallinaLajmeAvionët serb afër kufirit të Kosovës, reagon KFOR-i

Avionët serb afër kufirit të Kosovës, reagon KFOR-i

Të ngjajshme

Modelja shqiptare tërheq vëmendjen e stadiumit të Olympiacosit, ishte “goli i vetëm” i lojës

Marigona është në Karaiskakis për ndeshjen Olympiacos-AEL. Modelja nga Kosova,...

Arrestohet një person, i konfiskohen një armë e 50 fishekë

Më 21 mars është raportuar se një person ka...

Tragjedia në Majac të Podujevës, vdes njëra nga gratë e plagosura

Njëra nga gratë që mbeti e plagosur mbrëmjen e...

Gjimshiti dhe Aro Muriq në formacionin e javës në Serie-n A

Dy lojtarët shqiptarë, Berat Gjimshiti dhe Aro Muriq janë...

Forca në Kosovë (KFOR) e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) ka reaguar pas raportimeve në mediat kosovare për fluturimin e aeroplanëve luftarakë serbë në kufirin me Kosovën, përkatësisht në Preshevë.

KFOR’i ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për ndonjë kërcënim nga Serbia, duke thënë se avionët ushtarakë serbë bënë manovra.

Nëpërmjet një njoftimi për media, KFOR ka bërë të ditur se është duke i ndërmarrë kontrollet e duhura, përkitazi me rastin.

“KFOR është duke e monitoruar situatën, dhe e fton popullatën të jetë e qetë, sepse nuk ka kërcënime”, bën të ditur njoftimi.

“Autoritetet ushtarake serbe kanë deklaruar se kanë qenë duke bërë një ushtrim për manovrat taktike ‘Sadejstvo 2108’, të planifikuar për nesër”, ka sqaruar KFOR. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz