Nipi i Rexhep Selimit betohet në FSK, Shqipe Selimi: Na bëri jashtëzakonisht krenarë
dp

Lexo edheMinistria e Shëndetësisë prezanton kronologjinë e ekzaminimin mjekësor të pacientes me kancer që humbi jetën

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Selimi ka njoftuar se Arlindi ishte në mesin e 515 rekrutëve të rinj që u betuan sot, duke iu bashkuar radhëve të FSK-së, raporton lajmi.net
Ajo ka shprehur krenarinë për Arlindin, duke theksuar se ai ishte ndër kadetët me arritje të larta akademike gjatë periudhës së trajnimit.
“Arlindi na bëri jashtëzakonisht krenarë, duke qenë njëri ndër kadetët me arritje të larta akademike, gjatë kohës së trajnimit”, ka shkruar deputetja.

Lexo edheMinistria e Shëndetësisë prezanton kronologjinë e ekzaminimin mjekësor të pacientes me kancer që humbi jetën
Postimi i plotë i saj:
Sot, në ceremoninë e betimit të 515 rekrutëve të rinj, të cilët i bashkohen radhëve të mbi 5,000 ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, u betua edhe Arlind Selimi, nipi i Rexhës.