Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar mbrëmë ligjin, që ishte miratuar nga dy dhomat e Kongresit amerikan.
Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, përfaqëson një hap pozitiv drejt normalizimit mes dy vendeve, të cilat “duhet të synojnë përparim të shpejtë në zbatimin e Aneksit të kësaj marrëveshjeje”.
Kështu thuhet në Aktin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, tanimë të miratuar.
E pas kësaj, Ilir Deda ka renditur edhe disa nga përcaktimet që vien nga ky Ligj.
Ndër të shtrojerash thuhet se autorizohet presidenti i SHBA-së, Donald Trump të vendosë sanksione ndaj çdo udhëheqësi e zyrtari të lartë në cilindo shtet të Ballkanit Perëndimor që është i përfshirë në korrupsion apo ka qëllime korruptive.
Mbrëmë në SHBA hyri në fuqi Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare. Pjesë e ligjit është edhe politika amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën ku, ndër të tjera, ceket që paqja, stabiliteti dhe e ardhmja demokratike e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor janë interes strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Postimi i plotë:
Ky ligj e përcakton politikën amerikane ndaj rajonit, përfshirë këto autorizime dhe qëllime politike:
- Autorizon Presidentin e SHBA të vendosë sanksione ndaj çdo udhëheqësi e zyrtari të lartë në cilindo shtet të Ballkanit Perëndimor që është i përfshirë në korrupsion apo ka qëllime korruptive, që punon kundër integritetit territorial të cilitdo shtet në Ballkanin Perëndimor, që shkel rendin demokratik apo politika e të cilit shkel masivisht të drejtat e njeriut.
- Mbështet zgjerimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në NATO;
- Mbështet qartë marrëveshjen për normalizim te vitit 2023 Kosovë–Serbi dhe kërkon zbatim të plotë të saj, duke konfirmuar se qëllimi final është njohja reciproke;
- Refuzon çdo ide për ndarje, shkëmbim territoresh apo ndryshim kufijsh mbi baza etnike;
- Mbështet integrimin ekonomik rajonal të Ballkanit Perëndimor;
- Forcon mbështetjen amerikane për demokracitë e Ballkanit Perëndimor dhe për procesin e anëtarësimit të tyre në Bashkimin Evropian.
Në këtë periudhë të ndryshimeve të mëdha në politikën globale, SHBA dhe BE do të kenë politikë të përbashkët në rajonin tonë. Të shohim tash si do të zbatohet ky ligj./Lajmi.net/