BallinaLajmeAutobusi Prishtinë – Aeroport nuk po shfrytëzohet nga qytetarët, a do të...

Autobusi Prishtinë – Aeroport nuk po shfrytëzohet nga qytetarët, a do të ndërpritet kjo linjë

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Qytetarët e kishin kërkuar shumë një autobus i cili do të ua mundësonte të udhëtonin nga Prishtina për në Aeroportin “Adem Jashari” dhe anasjelltas, por tani që kjo linjë ekziston, ata nuk po e përdorin. Kryeshefi Ekzekutiv i Trafikut Urban, Lulzim Rexhepaj, ka thënë për Gazetën Express se autobusin po e përdorin më shumë shtetasit e huaj sesa vendorët.

E kishin kërkuar shumë një autobus të transportit publik i cili do t’i lidhte me aeroportin e Prishtinës, por qytetarët po vazhdojnë t’i përdorin makinat private dhe taksitë për ta kryer këtë shërbim.

Pak qytetarë po e shfrytëzojnë autobusin e Trafikut Urban i cili është vënë në qarkullim që nga maji i këtij viti.

Madje ka pasur raste kur autobusi ka shkuar nga Prishtina në Aeroport me vetëm një udhëtar.

Kryeshefi Ekzekutiv i Trafikut Urban, Lulzim Rexhepi, e ka konfirmuar për Express se qytetarët nuk po e përdorin mjaftueshëm autobusin për të shkuar në aeroport dhe për t’u kthyer në Prishtinë.

Ai ka bërë të ditur se këtë autobus më shumë po e përdorin shtetasit e huaj që vijnë në Kosovë, sesa kosovarët.

“Më tepër përdoret prej të huajve se prej vendorëve, vetëm dje i kam pasur tri pyetje përmes postës elektronike nga të huajt, për shkak se e kanë rezervuar biletën për Prishtinë dhe kanë pyetur në sa ora mund të qarkullojnë në qytet me autobus. Jemi të lumtur kur të huajt na drejtohen”, ka thënë Rexhepi.

Por edhe pse ky autobus nuk po shfrytëzohet nga qytetarët, Rexhepi thotë se linja do të vazhdojë qarkullimin.

“Nuk do të ndërpritet, ne po u japim qytetarëve shërbim, është në anën e qytetarëve a duan ta marrin shërbimin apo jo. Përndryshe ne si ndërmarrje nuk dalim në humbje sepse na kompenson Komuna e Prishtinës. Edhe vetë komuna nuk është që ka ndonjë përfitim, por e ofron mirëqenien e qytetarëve dhe neve na kompenson. Kështu që linja do të vazhdojë t’u japë shërbim qytetarëve”, ka theksuar Rexhepi.

Kjo linjë mban numrin 1A dhe nisja nga Prishtina dhe Aeroporti bwhet çdo orë duke filluar nga ora 03:00 e mëngjesit dhe çmimi i biletës është 3 euro.

Nisja bëhet nga Stacioni i Autobusëve, pastaj në qendër të Prishtinës, tutje drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Kthimi nga ANP – kalon nëpër qendër (Rr. Robert Dol, Grandi, Katedralja), Bulevardi Bill Klinton dhe përfundon në Stacion të Autobusëve si pikë e fundit, prej nga fillon nisja e radhës./GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz