BallinaBotëAustralia i bën thirrje Rusisë për bashkëpunim rreth rastit të aeroplanit MH17

Australia i bën thirrje Rusisë për bashkëpunim rreth rastit të aeroplanit MH17

Të ngjajshme

Portieri turk shtrohet në spital pas ndeshjes me Kosovën

Pas ndeshjes historike të Turqisë ndaj Kosovës të martën,...

Dezinformimi po sfidon integritetin e zgjedhjeve në Kosovë

Dezinformimi ka qenë i intensifikuar në hapësirën digjitale, duke...

Australia i ka bërë thirrje Rusisë të bashkëpunojë në lëvizjet e reja për të ndjekur penalisht të dyshuarit, për rrëzimin e aeroplanit të Malaysia Airlines MH17 në lindje të Ukrainës.

Nga rrëzimi i këtij aeroplani kanë vdekur 298 persona.

Sipas hetuesve holandezë, aeroplani ishte rrëzuar nga një raketë ruse Buk, në zonën e konfliktit në lindje të Ukrainës.

Ministrja e Jashtme australiane, Julie Bishop, i ka bërë thirrje Rusisë të veprojë në përputhje me rezolutën 2166 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Rezoluta i bën thirrje të gjitha shteteve të vendosin para drejtësisë, të gjithë ata që janë fajtorë për vrasje”, ka thënë ajo.

Muajin e kaluar, Holanda ka thënë se të gjithë të dyshuarit në këtë rast do të gjykohen sipas ligjit holandez.

Rusia dënon se është e përfshirë në konfliktin në lindje të Ukrainës, si dhe mohon që një nga raketat e saj mund të ketë rrëzuar aeroplanin MH17.

Shumica e personave në këtë fluturim që ishte nisur nga Amsterdami për në Kuala Lampur, ishin holandezë, ndërsa të tjerët ishin nga 17 shtete të ndryshme.

Në mesin e tyre, 38 ishin nga Australia. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz