back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaBotëKina e ka djegur trupin e vdekur të nobelistit Liu Xiaobo, hiri...

Kina e ka djegur trupin e vdekur të nobelistit Liu Xiaobo, hiri është hedhur në det

Të ngjajshme

Bedri Hamza: Do ta heq TVSH-në për energjinë, fatura më të ulëta të rrymës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për...

Zotimi i Haradinajt: Në qeverinë e ardhshme prioritet anëtarësimi në BE e NATO

Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë...

Abdixhiku në Mitrovicë: Ky qytet meriton qetësi dhe zhvillim ekonomik

Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku e ka...

Shala: Kurti është kreu i mafisë energjetike në Kosovë

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala...
- Advertisement -

Kina e ka djegur trupin e vdekur të Laureatit të Çmimit Nobel për Paqe, dhe disidentit, Liu Xiaobo.

- Advertisement -

Ai ka vdekur gjatë kësaj jave në moshën 61 vjeçare, pas një beteje me kancer.

Vdekja e tij është përcjellur me kritika ndërkombëtare ndaj Beijingut, për mos lirimin e tij në ditët e fundit të jetës.

Autoritetet kineze kanë thënë se trupi i tij është djegur gjatë një ceremonie familjare.

Gruaja e Liut, Xia, është mbajtur në arrest shtëpiak që kur Liu pati fituar Çmimin Nobel për Paqe më 2010.

Liu që ka vuajtur nga kanceri në mëlçi, ishte dënuar me 11 vite burgim pasi kishte ndihmuar në shkrimin e një peticioni për krjimin e reformave të reja në Kinë, në vitin 2008.

Autoritetet kanë thënë se familjarët, kanë hedhur hirin e trupit të Liut në det.

Mbështetësit e Liut kanë thënë se një ceremoni e tillë e vdekjes është iniciuar nga autoritetet qeveritare për të zhdukur të gjitha gjurmët e të burgosurit më të famshëm politik në Kinë.

Vdekja e tij ka marrë vëmendjen globale, mirëpo në mediat e cenzuruara kineze, është përmendur shumë pak.

Thuhet se qeveria kineze ka ndaluar reagimet në rrjetet sociale lidhur me vdekjen e tij. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz