BallinatoplajmiAty ku vdes turpi dhe ku varroset e drejta, sundues janë të...

Aty ku vdes turpi dhe ku varroset e drejta, sundues janë të pafytyrët, e punëdhënës kriminelët!

Të ngjajshme

Arrestohet tifozi që bëri abuzime raciste ndaj Antoine Semenyo-s

Skuadra e Evertonit ka njoftuar se është arrestuar tifozi...

Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ: 18 parti konfirmojnë pjesëmarrjen deri tani

Kur kanë mbetur vetëm edhe një ditë afat për...

Lako: Kosova ‘si Zvicra’ e rajonit për drejtësinë, krahasuar me Shqipërinë

Në një tryezë të organizuar nga Instituti i Kosovës...

Shala: Keqmenaxhimet në KEK po i paguan konsumatori

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka...

Shkruan: Kim Mehmeti

Ne duhet ta ndihmojmë dhe ta duam Shqipërinë edhe sot, kur fati i saj është barazuar me atë të ‘babalëve’ dhe ‘agron xhafajve”! Sepse vetëm ndihmesa dhe dashuria jonë e pakushtëzuar, mund atë ta nxjerrë nga balta e politikës së kriminalizuar!

E në ndërkohë, duhet thënë hapur: siç duket, në Shqipëri, shumëçka është në duart e mafies dhe, shumica e këngëtarëve, opinionistëve, politikanëve…, janë ‘argat’ të kriminelëve dhe të narkomafias! Me çka, Shqipëria u bë shtet ku politikanët e kriminelët, u ofrojnë prokurorëve dëshmitarë e prova, për ta luftuar krimin?!

Shqipërinë duhet ta ndihmojmë e duam edhe sot, kur ajo me shumëçka më shumë i ngjanë atdheut të mafiozëve, sesa mëmëdheut të shqiptarisë. Pra atë duhet nderuar edhe sot kur të vërtetën e saj e rrëfejnë opinionistë e politikanë, të cilët, njësoj si edhe shumë kriminelë, kanë nga dy emra – atë të lindjes, e atë të ‘rilindjes’- si dhe një vlerë të pamohueshme: të mos skuqen edhe kur publikisht e gënjejnë popullin!

Shqipërinë duhet ta duam e ndihmojmë edhe sot, kur është bërë shtet ku dëshmohet e vërteta e njohur se, aty ku vdes turpi dhe ky varroset e drejta, sundues janë të pafytyrët, e punëdhënës kriminelët!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz