back to top
Tuesday, February 17, 2026
BallinaLajmeATK verifikon aktivitetet dimërore

ATK verifikon aktivitetet dimërore

Të ngjajshme

“Ik largohu”, Benita në gjendje të rënduar emocionale

Benita ka qarë me dënesë pas debatit me Klodin. Ishte...

Ulje e ndjeshme e temperaturave, ky është parashikimi i motit për nesër

Një ciklon i fuqishëm po afrohet në viset tona...

ATK verifikon aktivitetet dimërore

Ekipet operative të inspektorëve nga Administrata Tatimore e Kosovës...

Londrimi: Benita e Elijona po shtyhen se cila me hy e para mes një çifti

Londrimi ishte i drejtpërdrejtë me Benitën dhe Elijonën, të...

Rusia: Territori në qendër të bisedimeve të nesërme me Ukrainën

Rusia synon të negociojë me Ukrainën për çështjet territoriale...

Ekipet operative të inspektorëve nga Administrata Tatimore e Kosovës gjatë fundjavës kanë zhvilluar aktivitete rutinore inspektuese në qendrat e skijimit në Kosovë, si dhe në sektorë të tjerë me aktivitet të shtuar gjatë sezonit dimëror.

Sipas njoftimit, këto aktivitete po realizohen me qëllim të verifikimit të zbatimit të rregullave tatimore, përfshirë transmetimin e saktë të të dhënave përmes arkave fiskale, mbajtjen e rregullt të dokumentacionit, deklarimin e punëtorëve dhe përmbushjen e obligimeve të tjera tatimore.

Administrata Tatimore e Kosovës thekson se respektimi i këtyre kërkesave është obligim ligjor për të gjithë tatimpaguesit dhe duhet të realizohet në përputhje të plotë me dispozitat e legjislacionit tatimor në fuqi.

“Këto vizita do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të sigurimit të barazisë në treg dhe rritjes së nivelit të përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore”, thuhet në fund të njoftimit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz