back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeAsnjë njohje që nga shkurti i vitit 2018, kush është Xhamajka, shteti...

Asnjë njohje që nga shkurti i vitit 2018, kush është Xhamajka, shteti që sot theu akullin

Të ngjajshme

Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda,...

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para Prime-it

Pak minuta para nisjes së Prime-it të Big Brother...

Forca e Sigurisë së Kosovës pjesëmarrëse në ushtrimin ndërkombëtar “KFOR 36”

Kontingjenti i FSK-së me kapacitete mjekësore ROL 1, që...

Gjermania drejt heqjes së ditës tetë orëshe të punës

Ministria Gjermane e Ekonomisë po promovon heqjen e ditës...

Asnjë njohje nuk e mori Kosova përgjatë gjithë vitit 2019, kjo konsiderohet si një prej dështimeve më të mëdha të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

116 njohje ndaj Pavarësisë së Kosovës figurojnë në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ky numër nuk ka ndryshuar që nga 15 shkurti i vitit 2018, kur erdhi njohja e fundit nga Barbados.

Mirëpo, sot akulli është thyer me një njohje nga Xhamajka e cila bëhet shteti i 117-të që e ka njohur Kosovën, shkruan Reporteri.net. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Por, kush është Xhamajka, shteti që sapo e njohu Kosovën?

Xhamajka është shtet ishullor në detin e Karaibeve. Ajo është ishulli i tretë më i madh i Antileve të Mëdha. Xhamajka ka një sipërfaqe prej 10.990 km². Numri i popullsisë arrin 2.680.029 banorë. Kryeqytet i Xhamajkës është Kingston me rreth 650.000 banorë, i cili është edhe porti më i madh detar. Qytetet tjera më të mëdha janë: Spenish taun (Spanish Town) dhe Montego bej (Montego Bay). Xhamajka është shtet demokratik institucional parlamentar. Xhamajka e ka fituar pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar më 6 gusht 1962.

Vendasit, Taino, e quajtën atë Xaymaca në gjuhën Arawakane, që do të thotë “Toka e drurit dhe ujit” ose “Toka e burimeve ujore”.

Gjuhë zyrtare është ajo angleze. Pjesa më e madhe e ppullsisë i takon kishës anglikane. /Reporteri.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz