BallinaLajmeAsnjë gjurmë për burrin që u zhduk në Malishevë, i madh e...

Asnjë gjurmë për burrin që u zhduk në Malishevë, i madh e i vogël në kërkim të tij

Të ngjajshme

Arrestohet tifozi që bëri abuzime raciste ndaj Antoine Semenyo-s

Skuadra e Evertonit ka njoftuar se është arrestuar tifozi...

Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ: 18 parti konfirmojnë pjesëmarrjen deri tani

Kur kanë mbetur vetëm edhe një ditë afat për...

Lako: Kosova ‘si Zvicra’ e rajonit për drejtësinë, krahasuar me Shqipërinë

Në një tryezë të organizuar nga Instituti i Kosovës...

Shala: Keqmenaxhimet në KEK po i paguan konsumatori

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka...

Sot po vazhdojnë kërkimet në ditën e katërt për gjetjen e Muharrem Berishës, nga Gurbardhi i Malishevës, i cili nga data 24 qershor, është raportuar i zhdukur.

Familjarët e tij kanë thënë se ai vuante nga shfaqja e harresës

Këto ditë janë organizuar operacione të kërkimit, në të cilën kanë marrë pjesë të gjitha organet përkatëse dhe vullnetar të shumtë, ndërsa kërkimet po vazhdojnë edhe sot nga orët e mëngjesit

Sipas komandantit të incidentit, Halit Mazreku, drejtoria komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim, me të marrë informacionin për zhdukjen e personit në fjalë, menjëherë ka aktivizuar të gjitha mekanizmat përkatës dhe po e drejton operacionin e kërkimit. Në këtë kërkim, krahas organeve kompetente komunale, të cilat janë në bashkëpunim të ngushtë me Agjencionin për Menaxhimin e Emergjencave (AME), po marrin pjesë edhe ekipet e specializuara për kërkim dhe shpëtim të FSK-së, njësitë e specializuara të policisë, përfshi edhe njësinë K9, shërbimi i zjarrfikësve dhe shpëtim në Malishevë dhe qindra vullnetar.

Përmes një njoftimi për media nga Komuna e Malishevës kanë apeluar tek të gjithë banorët e zonës që të jenë bashkëpunues dhe çdo informatë të shkoj përmes vijës institucionale dhe të njoftohen organet kompetente.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz