Ylli i Kosovës, Fisnik Asllani është futur në formacionin e javës në Bundesliga.
Forma e tij e mirë në ndeshjen ndaj Heidenheimit, ku shënoi një supergol nga distanca bëri që të futet në mes të yjeve të kësaj lige.
Fisi, është vlerësuar me notën 8.7 nga faqja e njohur e statistikave, “Sofascore”.
Ky është formacioni i javës i Bundesligas:

Asllani, në Bundesliga këtë sezon ka 5 gola dhe është një nga lojtarët kryesorë të Hoffenheimit këtë sezon./IndeksOnline/