back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaJetëKuriozitete“Askush nuk e beson se jemi binjakë”, historia prekëse e dy vëllezërve

“Askush nuk e beson se jemi binjakë”, historia prekëse e dy vëllezërve

Të ngjajshme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Një valë reshjesh dhe rrebeshesh të fuqishme shiu në...

Gjoshi: Manipulim me certifikimin e Listës Serbe – “Lojë e lodhët e orkestruar nga pushteti”

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-kandidat...

Stuhi e madhe në Kroaci, raportohen dëme të shumta materiale

Stuhia me bubullima dhe e shoqëruar me shi të...

Si foshnje, Adam dhe Neil Pearson dukeshin aq të ngjashëm, sa edhe nëna e tyre madje shpesh herë i ngatërronte .

Tashmë, ata duken kaq të ndryshëm nga njëri-tjetri, sa është e vështirë të besohet se ata janë binjakë.

Fytyra e Adamit është shpërfytyruar nga tumoret jo-kanceroze që nisën të rriteshin në mënyrë të pakontrolluar kur ai ishte fëmijë.

Pavarësisht nënshtrimit të 33 operacioneve për t’i hequr ato, 31-vjeçari ka mbetur i verbër në njërin sy dhe gradualisht po e humbet vizionin edhe tek tjetri.

Ai thotë se në shkollë u quajt “Quasimodo”, për shkak të pamjes së tij të shëmtuar, por pavarësisht kësaj, ai ka arritur të bëhet një moderator televiziv dhe një “luftëtar” për njerëzit me deformime.

Vëllai i tij, Neil, gjithashtu vuan nga të njëjtat probleme gjenetike, por tumoret nuk rritet në fytyrën e tij.

Në vend të kësaj, ai lufton me epilepsinë dhe humbjen e kujtesës. Ai nuk mund të mbajë mend edhe se çfarë dite është.

Binjakët vuajnë nga tipi 1 neurofibromatosis (NF1), që prek 1 në 3.000 njerëz.

Vëllezërit u rritën në Croydon, në jug të Londrës, ku jetojnë edhe sot e kësaj dite me prindërit e tyre Marilyn dhe Patrick./tvklan.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz