ASK: Më shumë lindje në muajin qershor 2026 se sa në maj 2026

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare mujore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet e regjistruara gjatë muajit qershor 2026.
Sipas të dhënave të ASK-së, gjatë qershorit janë regjistruar gjithsej 2 mijë e 674 lindje, prej të cilave 1 mijë e 399 janë meshkuj dhe 1 mijë e 275 femra. Krahasuar me muajin maj, numri i lindjeve është rritur për 14.9 për qind.
Në të njëjtën periudhë janë regjistruar 920 vdekje, përfshirë rastet brenda dhe jashtë Kosovës. Nga ky numër, 494 të vdekur ishin meshkuj dhe 426 femra. Krahasuar me majin, numri i vdekjeve është rritur për 5.6 për qind.
Rritje është shënuar edhe te kurorëzimet. Në qershor janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 279 kurorëzime, që paraqet një rritje prej 23.3 për qind krahasuar me muajin paraprak.

Lexo edheZvicra shqyrton taksë për punëtorët e huaj në kuadër të marrëveshjeve me BE-në
Ndërkohë, gjatë qershorit në Kosovë janë regjistruar 147 shkurorëzime. Sipas ASK-së, numri i tyre është rritur për 25.6 për qind krahasuar me majin 2026.
Të dhënat janë preliminare dhe paraqesin pasqyrën mujore të zhvillimeve demografike në Kosovë për qershorin 2026. /Lajmi.net/












