Zvicra shqyrton taksë për punëtorët e huaj në kuadër të marrëveshjeve me BE-në
dp

Lexo edheArrestohet 23-vjeçari kosovar në Mikonos, akuzohet për përdhunimin e një 18-vjeçareje italiane

Një komision parlamentar në Zvicër dëshiron që në paketën e ardhshme të marrëveshjeve me Bashkimin Evropian të përfshihet edhe mundësia e vendosjes së një taksa për imigracionin, si pjesë e masave mbrojtëse për kontrollimin e migrimit.
Komisioni për Institucione Politike i Këshillit të Shteteve ka propozuar që kjo masë të jetë pjesë e instrumenteve që mund të aktivizohen në kuadër të të ashtuquajturës “klauzolë mbrojtëse”, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Për personat që vijnë në Zvicër për të punuar, pagesa do t’u ngarkohej punëdhënësve. Ndërkohë, taksa do të mund të zbatohej edhe për personat e rritur që mbërrijnë në vend përmes bashkimit familjar.

Lexo edheArrestohet 23-vjeçari kosovar në Mikonos, akuzohet për përdhunimin e një 18-vjeçareje italiane
Në rast të aktivizimit të klauzolës mbrojtëse, masa do të mund të përfshinte edhe shtetasit e vendeve jashtë Bashkimit Evropian.
Parlamentarët zviceranë pritet të votojnë për këtë çështje gjatë sesionit të vjeshtës, i cili fillon më 14 shtator.