back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditASH: Kompanitë shqiptare që pëfituan nga kredia hungareze nuk arrijnë as në...

ASH: Kompanitë shqiptare që pëfituan nga kredia hungareze nuk arrijnë as në 10 për qind

Të ngjajshme

Xhaka debuton për Sunderlandin

Sunderlandi e ka bërë për hair yllin Granit Xhala. Përfaqësuesi...

Baker pritet me nderime ushtarake nga Maqedonci

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka...

Çka u diskutua në takimin Osmani-Baker? Tregon Presidenca

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në...

Po merr fundin rruga Klinë-Gjakovë, punimet drejt finalizimit

Një nga rrugët më të përfolura në vitet e...

Aleanca për Shqiptarët përmes një press konference ka reaguar ndaj kredisë hungareze të marrë nga qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Arben Halili nga ASH tha se 500 milionë euro nga kjo kredi, ndonëse u morën për zhvillimin e ekonomisë, kompanitë shqiptare kanë përfituar më se paku, madje as 10 për qind.

Ai kërkoi që Qeveria të publikojë sa më shpejtë kriteret mbi të cilat janë ndarë këto mjete.

“Qeveria nënshkroi marrëveshje 500 milionë euro me Hungarinë, anjë llogaridhënie, asnjë listë përfituesish, asnjë emër. Deri sa qeveria flet për zhvillim. Kompanitë shqiptare ngelen të diskriminuar, pasi kompanitë shqiptare që kanë përfituar nga këto mjete nuk arrin as në 10 për qind. Nuk mund te heshtim kur qeveria po e përdor kredinë hungareze për klientelizëm teksa shqiptarët I sheh si të tepërt. Prandaj, kërkojmë urgjent publikimin e listave të përfituesve, të kritereve në bazë të cilave janë ndarë mjetet. Qeveri nuk mund të luaj me qytetarët, kredia hungareze është një borxh që shqiptarët nuk e morën por do ta paguajnë, ndaj, nëse sot heshtim, nesër do të jemi bashkëfajtor me heshtjen tonë”, tha Halili nga Aleanca për Shqiptarët.

- Advertisement -

Të Fundit