Ambasadori britanik shijon Sunny Hill Festival, i gëzohet festës britaniko-kosovare
dp

Lexo edhe“JU DUA me krejt zemrën”, Dua Lipa reagon pas natës së parë të “Sunny Hill” ku këndoi edhe vetë

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, mbrëmë shkoi në Sunny Hill Festival bashkë me gruan, fëmijët e miqtë të tij për të shijuar performancat e artistëve, përfshirë edhe kosovaro-britaniken, Dua Lipa, e cila ishte emri kryesor i shfaqjes së mbrëmshme.
“Nata e parë fantastike në Sunny Hill Festival 2025! Ishte e mrekullueshme ta ndaja këtë festë britaniko-kosovare me familjen dhe miqtë. Mezi po e pres ditën e dytë”, shkroi ai.
Hargreaves ishte pjesë edhe e ceremonisë së dhënies së shtetësisë për Dua Lipën në Presidencën e Kosovës, i cili më pas tha se Kosova e Mbretëria e Bashkuar ishin krenare që e kanë të tyren Duan.

Lexo edhe“JU DUA me krejt zemrën”, Dua Lipa reagon pas natës së parë të “Sunny Hill” ku këndoi edhe vetë