Artistët shqiptarë reagojnë pas vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati i saj
dp

Lexo edheMesazhi i fuqishëm i Edona Llalloshit, në luftën kundër dhunës

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë nga kunati i saj, ka ngjallur reagime të shumta në mesin e artistëve shqiptarë, të cilët kanë shprehur dhimbjen dhe shqetësimin e tyre për këtë ngjarje që tronditi mbarë opinionin.
Në mesin e emrave të njohur që kanë reaguar janë Yll Limani, Rina Balaj, Kader Kicaj, Eronita, Anisa Veseli, Adelina Thaçi, Ana Kabashi dhe Motrat Mustafa, shkruan Indeksonline.
Në reagimet e tyre kanë shprehur shqetësimin e dhunës ndaj grave dhe rëndësinë e ndërgjegjësimit të shoqërisë për parandalimin e rasteve të tilla tragjike.

Lexo edheMesazhi i fuqishëm i Edona Llalloshit, në luftën kundër dhunës
Kjo ngjarje ka prekur opinionin publik, ndërsa reagimet nga figura të njohura i janë bashkuar zërave që kërkojnë më shumë siguri dhe mbrojtje për gratë./Indeksonline/







