Mesazhi i fuqishëm i Edona Llalloshit, në luftën kundër dhunës

Rasti tronditës në Pejë, ku Arlinda Zekaj u vra nga kunati i saj, ka marrë reagime të shumta.
Edhe këngëtarja Edona Llalloshi ka ripostuar një video të vitit 2024, në të cilën kishte bërë thirrje për luftimin e dhunës ndaj grave, duke kërkuar që personat që ushtrojnë shantazh dhe kërcënime ndaj tyre të marrin dënimin maksimal shkruan Indeksonline.
Në deklaratën e saj në “TV Dukagjini”, Llalloshi kishte kërkuar të luftohen personat që ushtrojnë forma të ndryshme të dhunës psikologjike ndaj grave, duke theksuar se kërcënimet dhe shantazhet lënë pasoja të rënda.
“Çdo femër, çdo individ që e quan veten njeri, t’i luftojmë këta […] që provojnë çdo lloj shantazhi që u adresohen femrave, kërcënimeve, se vrasja nuk është vetëm vrasje, po është vrasje psikologjike në forma të ndryshme”, ishte shprehur ajo.
Artistja kishte bërë thirrje për bashkim dhe reagim të përbashkët kundër dhunës, duke kërkuar drejtësi dhe ndëshkim maksimal për personat përgjegjës.

Lexo edheNga Kroacia, çka po paralajmëron Lumbardh Salihu?
“Ju lus që këta njerëz të dënohen dhe të marrin dënimin maksimal. Qekjo është kërkesa jonë edhe fushata jonë që fillon prej këtu”, kishte deklaruar Llalloshi.
Krahas videos së ripublikuar, ajo ka shkruar: “Apeli im me zë dhe figurë ndër vite, në luftën kundër dhunës”.
Me këtë postim, Edona Llalloshi ka rikthyer në vëmendje mesazhin e saj kundër dhunës dhe rëndësinë e reagimit shoqëror ndaj kërcënimeve, shantazhit dhe çdo forme të dhunës ndaj grave./Indeksonline/














