Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj Stefan Raduloviq, mori pjesë në sulmin terrorist të Banjskës
dp

Lexo edhePolicia e shpall person në kërkim Albert Sylën, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekës

Sipas aktakuzës, më 24.09.2023, në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit, i pandehuri S.R., së bashku me të pandehurit e tjerë të përfshirë në aktakuzën e ngritur më 11 shtator 2024, ka marrë pjesë në sulmin ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës, si pjesë e një grupi terrorist të strukturuar dhe të armatosur rëndë.
Si pasojë e sulmit, ka humbur jetën rreshteri i Policisë së Kosovës, A.B., ndërsa një zyrtar policor është plagosur dhe disa të tjerë janë lënduar.
Sipas aktakuzës, qëllimi i grupit ishte destabilizimi i strukturave themelore kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe shkëputja e pjesës veriore të territorit të saj, me synimin për t’ia bashkuar atë Republikës së Serbisë.
Lexo edhePolicia e shpall person në kërkim Albert Sylën, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekës
Kjo aktakuzë paraqet vazhdim të procedurës penale në rastin “Banjska”, në të cilin Prokuroria Speciale, më 11 shtator 2024, kishte ngritur aktakuzë ndaj 45 të pandehurve.
Ndaj të pandehurit S.R. është në fuqi masa e paraburgimit. /Lajmi.net/