Arsenali fitoi ndaj Paris Saint Germainit me rezultat 5-1 në miqësoren në kuadër të International Champions Cup.
Golat për Topçinjtë i shënuan: Mesut Ozil (13′), Alexandre Lacazette (67′, 71′), Rob Holding (87′) dhe Eddie Nketiah (90+4′).
Ndërsa golin e vetëm për PSG-në e shënoi Christopher Nkunku në minutën e 60-të nga pika e bardhë.
Por, kjo ndeshje vazhdon të jetë lajm në media, por jo vetëm për rezultatin.
Fillimisht tifozët janë befasuar kur gjyqtari kryesor para fillimit të ndeshjes i ka kërkuar kapitenit të Arsenalit, Mesut Ozil, t’ia nënshkruajë kartonin e verdhë.
Duket se ai ishte një tifoz i madh i yllit të Gjermanisë, por pasi ishte një miqësore, e gjitha kjo kaloi me sportivitet.
Ndërsa, temë tjetër ishte shorti i fillimit të ndeshjes për topin dhe pjesët e fushës.
Gjithmonë jemi mësuar që në këtë rast të përdorët një monedhë, por këtë herë në ‘Stadiumin Nacional të Singaporit’, u përdor një kartel bankare.
Arsyeja është pasi sponsor i kësaj gare ishte banka Union Pay International. /Telegrafi/
