back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeArrestohet redaktorja që raportoi se Policia e Kosovës është bërë gati ta...

Arrestohet redaktorja që raportoi se Policia e Kosovës është bërë gati ta ndihmojë Malin e Zi kundër Serbisë

Të ngjajshme

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

Artisti i njohur po bëhet baba

Reperi i njohur shqiptar, Dardan, po bëhet baba! Artisti, që...

Arrestohet redaktorja që raportoi se 250 anëtarë të Policisë së Kosovës janë në dispozicion të Malit të Zi.

Redaktorja e “Fos Media” në Malin e Zi, Anxhela Gjikanoviq, është arrestuar nën dyshimin se ka përhapur panik me lajmin se 250 anëtarë të Policisë Speciale të Kosovës i janë vënë në dispozicion autoriteteve malazeze për intervenim, me rastin e Natës së Krishtlindjeve Ortodokse.

Sipas raportimeve në mediat e Malit të Zi, policia ka thënë se me lajmin që 250 anëtarët e ROSU-s janë në dispozicion të autoriteteve të sigurisë në Mal të Zi për ditën e tubimit në Podgoricë, për organizimin e planifikuar për të hënën, ka “nxitur panik duke dhënë lajme të rreme”.

Autoritetet malazeze kanë thënë se “gjithçka në tekstin e këtij lajmi ishte gënjeshtër absolute dhe përpjekje për përhapjen e dezinformatave, që për qëllim kishte përhapjen e panikut”.

Sot gjatë ditës ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës që ka mohuar këto raportime.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës demanton fuqishëm shpifjen e publikuar nga FOS Media dhe disa portale tjera lokale në Mal të Zi, në lidhje me gjoja ‘disponueshmërinë’ e Forcave Speciale të Policisë së Republikës së Kosovës (ROSU) për intervenim në territorin e Republikës së Malit të Zi, me rastin e Natës së Krishtlindjeve Ortodokse. Republika e Kosovës respekton sovranitetin e Republikës së Malit të Zi dhe vë në pah se në bazë të ligjeve në fuqi dhe Kushtetutës, përgjegjësitë e Policisë së Kosoves kufizohen në kuadër të territorit të Republikës së Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës konsideron se informacionet e falsifikuara dhe dashakëqija nuk i shërbejnë paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në rajon, si dhe u bën thirrje qarqeve të këtilla të rishikojnë qëndrimet e dëmshme që i shërbejnë tensionimit të marrëdhënieve ndërshtetërore, ndëretnike dhe ndërfetare”, thuhej në reagim të MPJ-së së Kosovës.

Pas botimit, “Fos Media” kishte tërhequr tekstin dhe kishte kërkuar falje.

Të Fundit

Sport

ShowBiz